Messi bëhet legjendë, thyen rekordin e Peles. Brazili bën detyrën, fitojnë edhe Uruguaj dhe Kolumbia

Leo Messi ka shënuar një tregolësh fantastik me fanallën e Argjentinës së tij, në fitoren e pastër 3-0   kundër Bolivisë në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2022 për periudhën e shtatorit.

Sulmuesi i PSG-së falë kësaj arritjeje ka thyer rekordin e golave të shënuar me skuadrën përfaqësuese për skuadrat e Amerikës Latine që mbahej nga Pele. Përpara 25 mijë tifozëve në stadiumin “Monumental” të Buenos Airesit, argjentinasi ka gjetur rrugën e rrjetës 3 herë.

Në ndeshjen e 153-të me fanellën e kombëtares, ylli i skuadrës “albiceleste” ka arritur kuotën e 79 golave, duke thyer rekordin e futbollistit legjendar brazilian (77 gola). Lautaro ka luajtuar për 71 minuta dhe është zëvendësuar nga shoku i skuadrës së Interit, Joaquin Correa.

Janë zhvilluar edhe 4 ndeshjet e tjera kualifikuese të Amerikës Latine për Botërorin Katar 2022.

Brazili vazhdon serinë e fitoreve në këto eleminatore, duke mposhtur 2-0 Perunë. Everton Ribeiro në minutën e 15-të dhe Neymar në minutën e 40-të kanë shënuar golat e fitores për skuadrën braziliane, që e sheh veten në krye të grupit me pikë të plota.

Uruguaji ka mposhtur minimalisht 1-0 Ekuadorin dhe falë këtij sukesi ngjitet në vendin e tretë në grup, duke kaluar pikërisht ekuadorianët që tashmë renditen të katërtit me 13 pikë.

Kolumbia ka mundur Kilin 3-1 dhe ngjitet kështu në vendin e pestë. Borja ka shënuar një dygolësh për kolumbianët, Meneses ka ngushtuar diferencën për Kilin, ndërsa goli i tretë i Diaz ka mbyllur historinë e kësaj sfide.

Paraguaji ka mundur 2-1 Venezuelën e vendit të fundit. Martinez dhe Kaku kanë shënuar për vendasit, ndërsa goli iChancellor në minutën e fundit për venezuelasit vlen vetëm për statistika./Oversport.tv