Sulmuesi i Paris Saint Germain, Lionel Messi, është rikthyer të flasë në një intervistë për “Olé”, si kampion bote. 7 herë fituesi i Topit të Artë, është ndalur të flasë për triumfin me Argjentinën dhe çfarë rezervon e ardhmja e tij.
“E kam dëshiruar me gjithë zemër atë moment. Kur pata përballë Kupën e Botës nuk e besoja, e preka dhe e putha. Pas kaq vitesh me kombëtaren, pasi u afruam shumë në 2014…
Ndoshta familja ime e ka përjetuar më shumë se unë, po ashtu dhe tifozët e Argjentinës. Kanë kaluar momente të këqija, por tani jemi të lehtësuar sepse ai sukses në Katar, na shpalli kampionë bote.
E ARDHMJA – “Unë jam 36 vjeç dhe më duket e vështirë të mendoj se do të luaj në Kupën e Botës së ardhshme. Më pëlqen të luaj futboll dhe për sa kohë ndihem në formë dhe vazhdoj të kënaqem, do ta bëj. Do të shohim se çfarë do të rezervojë karriera ime.”
Messi foli dhe për situatën që të gjithë thanë se ai iu lut Maradonës. “Disa thonë se po flisja me gjyshen ose me Maradonën. Nuk është kështu. I kërkova zotit dhe Montiel të shënojë. Të mos e zgjasim më këtë diskutim, po bëhet e padurueshme.” – u shpreh Leo Messi. /oversport.tv