Messi: Gjest i jashtëzakonshëm nga Neymar, por 10-ta i përket atij

Ylli argjentinas, që sapo ka fituar Topin e Artë për herë të 7-të në karrierë, Lionel Messi, në një intervistë të dhënë për “France Football” ka folur për zgjedhjen e numrit tek skuadra e PSG-së:

“Numri 10-të është i Neymar, unë kam ardhur te PSG-ja për të ndihmuar skuadrën. Ishte një gjest i jashtëzakonshëm nga ana e tij (ishte gati ti jepte numrin 10).

E prisja sepse e njoh Neymar, kemi luajtur bashkë te Barcelona. Më dukej e drejtë që numrin 10-të ta mbante ai dhe unë mora një numër tjetër që më pëlqen, numrin 30-të”.

Pyetjes së shekullit: më i mirë i historisë Messi apo Maradona? Argjentinasi i përgjigjet kështu: “Nuk kam thënë kurrë se jam më i miri i historisë dhe nuk e mendoj këtë gjë. Për mua mjafton fakti që konsiderohem si një nga më të mirët, sepse nuk e kisha imagjinuar kurrë diçka të tille.

Nuk ndryshon asgjë nëse jam i miri apo jo, nuk më intereson. Nuk kam dashur kurrë të jem”, ka përfunduar Messi. /Oversport.tv