Messi, Hakimi dhe akuzat e Tebasa: Leonardo flet për gjithçka te PSG

Drejtori sportiv i Psg, Leonardo ka qënë i ftuar në Festivalin Sportiv që po mbahet në Itali. Në intervistën e dhënë ai preku shumë tema që e kanë vendosur PSG në qëndër të mediave këtë verë. Kështu ai u ndal te transferimi i Mesit dhe i Hakimi si dhe pati një përgjigje për akuzat që i kanë ardhur nga Federata spanjolle.

“Messi ishte i bindur të qëndronte te Barcelona. Ne hapëm bisedimet zyrtare sapo Barcelona njoftoi se Messi do të largohej dhe ishte e mrekullueshme sepse ishte një surprizë për të gjithë. Messi me Mbappe dhe Neymar është diçka e madhe. Unë e dua atë treshe”.

“Të gjithë afrimet tona kanë qenë me parametra zero. Pagat që këta lojtarë kishin me ekipet e tyre kanë qënë shumë të larta. I vetmi për të cilin ne shpenzuam ishte Hakimi sepse na duhej një mbrojtës i djathtë”.

“Më pëlqen të punoj për PSG. Shumë flasin për shifrat e shpenzuara nga PSG, dua të sqaroj se PSG nuk investon më shumë para se klubet e tjera. A po na sulmon Tebas? Ne i përgjigjemi UEFAs dhe Ligue 1, jo La Liga”. / oversport.tv