Messi, kundër arbitrit: Gjithmonë merr vendime kundër nesh

Lionel Messi është i kënaqur me fitoren që Argjentina arriti në sfidën eliminatore kundër Perusë, por nuk i ka kursyer kritikat kundër arbitrit të ndeshjes, brazilianit Sampaio.

Sipas kapitenit të bardhekaltërve duket sikur ky i fundit merr vendime kundër Argjentinës. “Ndeshje shumë e vështirë. Kushte aspak të favorshme për të luajtur. Erën e kishim kundër dhe rivali qëndronte i mbyllur përpara zonës së tij.

Pastaj edhe arbitri që sa herë na gjykon ka të njëjtën histori. Duket sikur e bën qëllimisht”, tha Leo duke iu referuar penalltisë.

Megjithatë, ai u kënaq për fitoren. “Morëm 3 pikë të arta dhe ato na afrojnë me objektivin”, shkroi kapiteni argjentinas në “Instagram”.