Messi në krizë, asnjë gol në kampionatin francez

Lionel Messi, Angel Di Maria dhe Neymar formuan treshen sulmuese të Paris Saint-Germain të premten kundër Lille. Ish-kapiteni i Barcelonës nuk arriti edhe një herë të gjente rrjetën në Ligue 1.

Sulmuesi argjentinas, për shkak të një problemi muskulor që i solli shqetësime gjatë javës, u zëvendësua në fundin e pjesës së parë si masë paraprake. Kjo do të thotë se ai ka kaluar pesë ndeshje të Ligue 1 pa shënuar asnjë gol.

PSG arriti të  përmbysë rezultatin 2-1 falë golave në pjesën e dytë të Marquinhos dhe Di Maria në “Parc des Princes”. Messi ishte jashtë forme ne fraksionin e parë duke bërë vetëm një goditje jashtë kuadratit dhe pas pushimit i la vendin Mauro Icardit.

Lille ishte superiore ne pjesën e parë dhe PSG-në nuk krijoi asnjë rrezik në portën e miqve. Messi akoma nuk ka gjetur rrugën e rrjetës në Ligue 1, megjithatë ai ka shënuar në Champions League tre gola ne tre ndeshje./Oversport.tv