Messi rikthehet në fushë, nuk ka festë për argjentinasin në “Parc des Princes”

PSG do të zbresë nesër në fushë në “Parc des Princes” për të zhvilluar ndeshjen e radhës në kampionatin francez kundër Angers.

I gatshëm për këtë takim për teknikun Christophe Galtier është edhe Lionel Messi, që pritet të luajë ndeshjen e parë në Ligue 1 pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën e tij.

Sipas asaj që shkruan “Le Parisien” nuk do të ketë asnjë festë apo nderim për argjentinasin nesër, sepse klubi parisien e konsideron të mjaftueshme pritjen që i bëri lojtarit në qendrën sportive javën e kaluar. / Oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter