Messi sërish jashtë fushës, Pochettino shpreson ta rikuperojë për sfidën kundër Man.City

Messi do të mungojë edhe në ndeshjen e radhës në kampionat për PSG-në. Argjentinasi u dëmtua në gju në ndeshjen kundër Lyonit dhe mungoi në sfidën e fundit kundër Metz.

Por, duket se dëmtimi nuk është kaluar plotësisht dhe Pochettino duhet të bëjë pa ndihmën e sulmuesit edhe në ndeshjen e radhës kundër Montpellier.

“Leo Messi ka rifilluar të vrapojë në përputhje me protokollin e kurimit. Një tjetër kontroll është është parashikuar për ditën e dielë”-shkruhet në faqen zyrtare të klubit francez.

Tekniku Pochettino shpreson që ish-lojtari i Barcelonës të rikuperohet plotësisht dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe kundër Manchester City në Ligën e Kampionave, që do të luhet të martën e 28 shtatorit. / Oversport.tv