Messi show ndaj Australisë! Kualifikohet Argjentina, në çerekfinale e pret Holanda

Argjentina kualifikohet për në çerekfinalet e Kupës së Botës falë fitores 2-1 përballë Australisë. Messi në pjesën e parë dhe Alvarez në pjesën e dytë shënojnë për amerikano-jugorët, ndërsa autogoli I Fernandez tremb, por nuk ka pasoja. Argjentina bëhet skuadra e dytë që kualifikohet dhe në çerekfinale do të ketë përballë Holandën.

Argjentina dominon lojën, por nuk arrin të çajë mbrojtjen australiane dhe rastet për shënim janë të pakta. Kur dukej sikur ndeshja po bëhej monotone, mendon Messi që të zhbllokojë sfidën. Ylli argjentinas shënon gol në ndeshjen e tij të 1000-të dhe për herë të parë realizon gol në Botëror në fazën e ndeshjeve me eliminim direkt.

Alvarez dyfishon shifrat në pjesën e dytë, por Australia rihap ndeshjen 15 minuta nga përfundimi I takimit. Argjentina vuan në minutat e mbetura, Lautaro nuk arrin të shënojë golin e qetësisë, por në fund rezultati nuk ndryshon.

Argjentina kualifikohet me meritë në çerekfinale, ndërsa Australia mbyll këtu eksperiencën në Katar 2022. /Oversport.tv