Messi thyen një tjetër rekord, i pari në Amerikën e Jugut që shënon 80 gola

Lionel Messi bëhet lojtari i parë nga Amerika Latine që shënon 80 gola me fanellën e skuadrës kombëtare. Ylli argjentinas hapi serinë e golave në fitoren 3-0 që skuadra e tij arriti ndaj rivalëve të Uruguajit.

“Besoj se po e rrisim ndjeshëm nivelin e lojës sonë. Tani jemi mësuar me zotërimin e topit dhe duam që të jemi në kontroll të lojës.

Kishim një ndeshje të vështirë, përballë një rivali të fortë dhe duhet të fitonim me çdo kusht. Gjithçka rrodhi sipas planeve tona dhe arritëm një fitore të merituar”, ka thënë Messi pas ndeshjes kundër Uruguajit.

Falë këtij suksesi Argjentina konsolidon pozitat në vendin e dytë në tabelën e klasifikimit, ndërsa Messi largohet i vetëm në krye të listës së golashënuesve të skuadrave kombëtare në Amerikën e Jugut, sepse në renditjen e përgjithshme është Ronaldo ai që kryeson me një diferencë të madhe (112 gola). /Oversport.tv