Messias: Milani maksimumi në jetë, dua të fitoj kampionat e Champions

Ai është përforcimi i fundit i merkatos së Milanit: jo pak, si përgjegjësi. Por Junior Messias, mbart me vete një histori himni i së cilës është “gjithçka është e mundur” dhe ai e thekson fort edhe në konferencën e shtypit të prezantimit zyrtar.

“Ardhja në Milanello dhe gjetja e lojtarëve dhe një trajneri të rëndësishëm janë emocione që nuk mund të harrohen. Të jesh pjesë e Milanit është maksimumi në jetë. Më bëhet shumë qëjfi që vesh këtë bluzë, është nder dhe kënaqësi.

Sakrificat e mia u shpërblyen, tashmë duhet të shoh vetëm përpara. Natën e tratativës nuk kam fjetur, pastaj në orën 2.30 erdhi lajmi dhe u gëzova pa masë”-ka deklaruar braziliani 30 vjeçar.

“Kam folur me trajnerin dhe jam në dispozicion të tij. Luaj si sulmues krahu, por mund të luaj edhe në zonë. Mezi pres të zbres në fushën e blertë. Na presin tre ndeshje të vështira, por janë sfida të tilla që të mbajnë të karikuar.

Mënyra ime e lojës është fantasia, në futboll duhet të kënaqësh njerëzit jo vetëm me taktikë dhe shpresoj që të arrij t’i tregoj vlerat e mi te Milani. Dua të fitoj kampionatin dhe Champions League me këtë klub legjendar”-ka thënë ish-sulmuesi i Crotones.