Messias: Mjaft me përralla, jam te Milani sepse e meritoj

Junior Messias është shndërruar në faktor te skuadra kuqezi. Tre gola në dy ndeshjet e fundit, kanë bërë që fantazisti të fillojë të jetë një prej alternativave të vlefshme për Piolin, teksa ndeshjen e fundit startoi si titullar dhe shënoi dopietë.

“Jam te Milan sepse e meritoj. Ka kaluar koha kur flitej për përralla, tani duhet të mendoj për momentin dhe çfarë duhet të bëj kur jam në fushë”, tha fillimisht 30-vjeçari brazilian.

Më tej Messias ka folur edhe për pozicionin që preferon të vendoset në fushë si dhe për ndjesinë që i jep fakti që është pjesë e Milanit. “Unë përpiqem që të jap maksimumin tim, të punoj dhe të bëj më të mirën për skuadrën, pastaj pjesën tjetër e di trajneri.

Milani? Të arrish në këto nivele, duhet të mësohesh me idenë që rreth e rrotull do të kesh njerëz që kanë bërë histori në futboll. Sigurisht që është një klub i madh dhe ndodh që në fushë të prek pak topa, shumë më pak edhe sesa të tjerët që kanë lojtarë të mëdhenj.

Kombëtarja? Jo nuk mund të luaj sepse nuk e kam pasaportën”, përfundon futbollisti i Milanit, i cili është pyetur në fund edhe nëse e mendon që të jetë pjesë e kombëtares axurre. /Oversport.tv