Mesut Ozil nuk gjen paqe as në Turqi, konfliktohet me trajnerin

Mesut Ozil nuk po gjen paqe as në Turqi. Ish lojtari i kombëtares gjermane nuk ka qënë në formën e tij më të mirë në ndeshjet e fundit çka e ka kushtëzuar trajnerin mos ta përfshijë në formacionin startues. Tre ndeshje rresht në stol nuk i kanë pëlqyer aspak Ozil.

Kështu, ish lojtari i Real Madrid dhe Arsenal duket se është konfiktuar me trajnerin e tij tek Fenerbahçe. Në ndeshjen e fundit të Superligës turke, mediat vendase kanë raportuar për sjellje jo profesioniste të Ozil me trajnerin e vetë.

Megjithatë ai që ka menduar të qetësoj zërat ka qënë vetë presidenti i ekipit Ali Koc i cili tha se nuk ka asnjë tension midis fantazistit dhe trajnerit të tij. Në fjalët e tij presidenti tha se çdo lojtar i madh ka të drejtë të mërzitet në rast se qëndron në stol por konfirmoi se nuk ka asnjë përçarje mes trajnerit dhe Ozil. / oversport.tv