Metzi i vendit të fundit surprizon Nicen, vazhdon ecuria negative e Lille

Ligue 1 ka luajtur dy ndeshje këtë të shtunë në kuadër të javës së 15-të. Kështu, Metz ka arritur një fitoren në transfertë ndaj Nice me rezultatin 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi Centoze në minutën e 31. Megjithatë, sfida ishte shumë e luftuar pavarësisht rezultatit të ngushtë.

Në ndeshjen tjetër, Lille dhe Nantes bënë paqe duke ndarë nga një pikë. Ishte Burak Yilmaz ai që kaloi vendasit në avantazh që në minutat e para të takimit. Megjithatë, golit të turkut iu përgjigj Blas disa minuta më vonë duke barazuar rezultatin. Kështu u vulos edhe rezultati përfundimtar i këtij takimit.

Kampionët në fuqi Lille vazhdojnë ndërkohë ecurinë negative të këtij sezoni. Kjo është ndeshja e gjashtë pa fitore dhe gjenden në vendin e 12 me 18 pikë të grumbulluara. /oversport.tv

LIGUE 1 – JAVA E 15-TË
NICE-METZ 0-1
Shënues:
Centonze 31’

LILLE-NANTES 1-1
Shënues:
Yilmaz 9’ / Blas 24’