Mevlan Adili: T’i tregojmë Kukësit se na mundi kot, më djeg shumë humbja

Vllaznia pret Kukësin nesër në Shkodër dhe krah trajneri Thomas Brdaric, në konferencë sot ka dalë edhe mbrojtësi Mevlan Adili. Ai mes të tjerash bën një krahasim me skuadrën e sezonit të shkuar.

“Vjet ishim më të bukur në fushë, por nuk ishim të suksesshëm në fund me rezultate. Sivjet nuk do të jemi të bukur, por do të gëzojmë suksesin në fund”, tha fillimisht Adili.

Mbrojtësi nuk e harron humbjen në fazën e parë kundër verilindorëve: “Mendoj se kemi punuar shumë mirë në stërvitje këto ditë. E dimë se çfarë kundërshtari do të kemi përballë, por mua më ka djegur shumë humbja në fazën e parë kundër Kukësit”.

“Kishim rastet tona, por nuk i shfrytëzuam ato dhe në fund e pësuam. Nesër është dita jonë më e mirë për të treguar se Kukësi arriti një fitore të rastësishme dhe se ne jemi të zotët e kësaj fushe”, tha Adili. / oversport.tv