Mezi presin debutimin e portugezit, tifozët i këndojnë Ronaldos rrugës për në stadium

Pritet që në orën 16.00 të ditës së sotme, Cristiano Ronaldo të debutojë me fanellën e Manchester United në ndeshjen shtëpiake kundër Newcastle.

Atmosfera në qytetin anglez është nxehur që tani. Tifozë të shumtë që po i drejtohen stadiumit “Old Trafford” dhe mezi presin që të shohin një debutim të mundshëm të yllit portugez me fanellën e djajve të kuq.

“Viva Ronaldo”-këndojnë tifozët e Manchesterit në rrugën drejt stadiumit, siç e dëshmon edhe kjo video e RMC Sport  në Twitter: