Miami Heat rikthehet te fitorja, mungesa e LeBron ndikon te Lakers

Është rikthyer te fitorja Miami Heats pas humbjes së fundit. Ata mposhtën Detroit Pistons me rezultatin 100-92 në fushë kundërshtare. Më i miri për miqtë ishte Tyler Herro. 21-vjeçari shënoi 31 pikë i vetëm, 10 më shumë se Jerami Grant i Detroit.

DETROIT PISTONS-MIAMI HEAT 92-100

Los Angeles Lakers ndërkohë nuk kanë të njëjtin ritëm pa LeBron James. Pezullimi i yllit të ekipit ka ndikuar shumë te Lakers që janë mposhtur me rezultatin 106-100 nga New York Knicks. Westbrook bëri gjithçka për të shmangur disfatën, duke shënuar edhe 31 pikë personalisht, por ma mundur dot t’i japë fitoren ekipit të tij.

NEW YORK KNICKS-LOS ANGELES LAKERS 106-100

Fitore kanë arritur edhe Portland Trail Blazers dhe Dallas Maveriks, respektivisht ndaj Denver Nuggets dhe. Los Angeles Clippers. Portland fitoi me rezultatin e thellë 119-100, në një ndeshje ku shkëlqeu Mccollum me 32 pikë.

Në ndeshjen tjetër Dallas Maveriks fitoi vetëm pas kohës së rregullt me rezultatin 112-104. Kristaps Porzingis ishte njeriu i ndeshjes për Dallas që shënoi 30 pikë. /oversport.tv

PORTLAND TRAIL BLAZERS-DENVER NUGGETS 119-100

LOS ANGELES CLIPPERS- DALLAS MAVERIKS 104-112