Miami Heat shkon në gjysmëfinale, fitore me peshë për Suns dhe Grizzlies

Pas Bolton Celtics është zbuluar edhe një tjetër gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Miami Heat është kualifikuar për fazën tjetër pasi mposhti Atlanta Hawks me rezultatin e ngushtë 97-94 duke e çuar serinë e fitoreve në 4-1.

De’Andre Hunter i Atlanta Haëks realizoi më shumë pikë në këtë takim, por pa arritur dot t’i japë fitoren ekipit të tij. Ai shënoi i vetëm 35 pikë, si dhe kapi 11 topa në tabelë.

Për Miamin ndërkohë Victor Oladipo dhe Bam Adebayo ishin vendimtarë në këtë sukses pasi realizuan respektivisht 23 dhe 20 pikë. Nuk mbetet pas as shoku tjetër i ekipit, Tyler Herro që realizoi 16 pikë. Kështu me këtë fitore, Miami shkon në gjysmëfinale ku do të presë fituesin e çiftit Philadelphia 76ers- Toronto Raptors.

MIAMI HEAT-ATLANTA HAWKS 97-94

Vazhdon të bëhet edhe më spektakolare përballja midis Memphis Grizzlies dhe Minnesota Timberwolves. Grizzlies triumfuan në ndeshjen e fundit në shifrat 111-109 dhe njësoj si në ndeshjet e tjera gjithçka u vendos vetëm në pikën e fundit.

Ja Morant vazhdon të shkëlqej për Memphis dhe i vetëm në ndeshjen e fundit realizoi 30 pikë, 13 rebound e 9 asist, duke i shkuar edhe fare pranë një “triple double”.

Në kampin tjetër, nuk ka mjaftuar performanca e Karl-Anthony Toëns që edhe pse shënoi 28 pikë e kapi 12 topa në tabelë nuk e shmangi dot humbjen e sekondave të fundit. Performanca të mira dhe nga Bane e Edwards që realizua 25 dhe 22 pikë secili.

MEMPHIS GRIZZLIES- MINNESOTA TIMBERWOLVES 111-109

Phoenix Suns ka marrë kryesimin ndaj New Orleans Pelicans ndërsa triumfuan në ndeshjen e fundit në shifrat 112-97. Mikal Bridges ishte lojtari më i mirë për Suns me 31 pikë. Një ndihmë të madhe në këtë sukses i dha edhe shoku i tij i skuadrës Chris Paul i cili realizoi 22 pikë, 6 rebound e 11 asist.

Kështu, Phoenix Suns merr epërsinë në këtë seri ndeshjesh dhe i çon shifrat në 3-2.

PHOENIX SUNS – NEW ORLEANS PELICANS 112-97

/oversport.tv

Foto: NBA, Twitter