Miami Open: Sinner fiton betejën epike ndaj Alcaraz, në finale e pret Medvedev

Italiani Sinner ka fituar betejën epike përballë favoritit Alcaraz dhe ka siguruar një vend në finalen e madhe të Masterit 1000 pikësh Miami Open.

Ka qenë një ndeshje e luftuar, që zgjati më shumë se 3 orë, të cilën Sinner e fitoi me përmbysje 2-1 (7-6, 4-6, 2-6). Në gjysmëfinalen tjetër ka qenë Medvedev ai që ka fituar 2-1 derbin rus përballë Khachanov.

Medvedev dhe Sinner do të përballen të dielën në finalen e madhe të këtij edicioni të Miami Open. / Oversport.tv