Mihajlovic: Dy lojtarë mungojnë sepse nuk kanë pasaportën e vaksinimit

Mungesa e vaksinimit ka filluar të kthehet në një problem shqetësues edhe në Serie A. Disa lojtarë nuk kanë pranuar të vaksinohen dhe për rrjedhojë nuk kanë as pasaportën e vaksinimit.

Dy prej tyre janë edhe lojtarët e Bolognas, Sansone dhe Soumaoro. Në konferencën për shtyp, trajneri Sinisa Mihajlovic konfirmoi mungesën e tyre në sfidën e rradhës për shkak se ata nuk janë të pajisur me këtë certifikatë.

“Sansone dhe Soumaoro nuk do të grumbullohen sepse nuk kanë pasaportën e vaksinimit “, tha Mihajlovic i cili nuk do të ketë as të infektuarit me Covid, Hickey, Medel, Molla, Vignato dhe Santander

“Nëse dikush mendon se unë mund të zemërohem, ai e ka gabim. Disa vite më parë ana ime emocionale do të kishte mbizotëruar mbi atë racionale, por tani nuk është më kështu”. /oversport.tv