Mihajlovic fton gjithë Bolognan për darkë: Sapo kam mbushur 2 vjeç

Do të jetë një mbrëmje festive kjo e sotmja në kampin e Bolognas. Skuadra do të mblidhet e gjitha në një darkë, nga lojtarët tek stafi, në një restorant për të festuar…ditëlindjen e dytë të trajnerit Mihajlovic.

“Sapo kam mbushur 2 vjeç”, i ka thënë skuadrës tekniku serb, që do të festojë fitoren mbi sëmundjen e leuçemisë, pas transplantit që bëri 29 tetorin e vitit 2019.

Një rrugëtim i vështirë, i mbushur me cikle kimioterapie dhe izolimi në spitalin “Sant’Orsola” të Bolognas, që për fat të mirë tashmë është hedhur pas krahëve.

“Kam lindur 2 herë: për herë të parë në Vukovar dhe për herë të dytë në Bologna”, ka shkruar Mihajlovic në autobiografinë “Ndeshja e jetës”.

Për të festuar rilindjen e tij, trajneri që vetëm pak kohë më parë është bërë gjysh, do t’u paguajë darkën të gjithë atyre që punojnë në Casteldebole. / Oversport.tv