Mihajlovic: Na mundi Napoli, një skuadër më e fortë se ne

“U mundëm nga një skuadër më e mirë. Në pjesën e parë duhej dhe mund të bënim më mirë. Na vunë në vështirësi. Luajtëm më mirë në pjesën e dytë dhe kishim rastin për të rihapur ndeshjen.

Nuk arrijmë që të stërvitemi prej dy javësh për shkak të covidit dhe karantinës, pastaj kur ke përballë një skuadër kaq të fortë është normale që të gjendesh në vështirësi.

Arnautovic? Nga fillimi i kampionatit ka gjithmonë diçka. Duhet përgëzuar, sepse luajti edhe pse nuk ishte në maksimumin e formës. Dje kishte dhimbje në stërvitje, por sot zbriti në fushë”, ka deklaruar pas humbjes përballë Napolit, trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic. / Oversport.tv