Mihajlovic shpallet qytetar nderi në Bolonja, fjalimi i tij prek sallën

“Fati deshi që sëmundja të shfaqej këtu në Bolonja, ku janë qendrat më të mira kërkimore në fushën e onkologjisë”.  Kështu e ka nisur fjalën falënderuese trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic pas vlerësimit nga bashkia e qytetit me titullin qytetar nderi.

Mihajlovic ia kushtoi këtë mirënjohje familjes, ekipit, shoqërisë së tij, personelit shëndetësor dhe të gjithë qytetarëve të Bolonjës. Ai e mori çmimin nga kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore.

Në fund ai mbajti edhe një fjalim të shkurtër, emocional dhe motivues, ku ndër të tjera tha: “Mos u turpëroni nëse e gjeni veten duke menaxhuar një moment të pakëndshëm ne jetën tuaj. Edhe ai moment do të jetë pjesë e jetës, e cila nuk jetohet në mungesë të problemeve, por jetohet pavarësisht problemeve” /oversport.tv