Mihana: Do vijë edhe goli im me Dinamon, tani le të mundim Skënderbeun

Redon Mihana është një nga afrimet e Dinamos në merkaton e verës. Sulmuesi nga Laçi, i cili ka spikatur me Apoloninë, doli sot para mediave në prag të ndeshjes që 18 herë kampionët e vendit luajnë kundër Skënderbeut.

“E njoh Skënderbeun mirë, nuk e ka ndryshuar filozofinë e lojës. E kemi përgatitur ndeshjen dhe kemi shumë besim se do fitojmë.

Atmosfera nuk ka qenë e mirë pas humbjes, por duhet të vazhdojmë përpara. Pavarësisht si dilnim në Shkodër, ne sërish fitoren do tentonim në Korçë.

Goli do të vijë, jam i sigurt që do shënoj. Jam këtu për të bërë më të mirën për ekipin. Normalisht kam pak presion për të shënuar”, tha Mihana mes të tjerash. / oversport.tv