Milan dhe Juventus “kokë më kokë” për talentin amerikan

Ende pa u hapur sesioni i ri i merkatos, ekipet po përpiqen të sigurojnë që tani shërbimet e lojtarëve që janë të interesuar. Kështu Juventus dhe Milan janë hedhur në garë për sulmuesin e Dallas, Ricardo Pepi.

18 vjeçari Amerikan, ka rënë në radarët e gjigandëve Italian të cilët po luftojnë me njëri tjetrin për të marrë shërbimet e talentit. Pepi është aktivizuar në 27 ndeshje me ekipin e Dallas ku ka shënuar 13 gola si dhe ka asistuar 3 herë për shokët e ekipit.

Megjithatë “lufta” nuk do të jetë e lehtë për ekipet italiane sepse pas tij janë hedhur në sulm edhe Wolfsburg dhe Ajax. Pepi konsiderohet si një nga talentët më premtues në Amerikë dhe ekipet po përpiqen ti sigurojnë sa më shpejt shërbimet e tij. / oversport.tv