Milan e Inter e nisin me humbje, Manchester City tenis me Leipzig

Një aksion model në minutat e fundit të ndeshjes, i finalizuar në gol nga Rodrygo, ka vendosur fatin e sfidës Inter-Real Madrid. Spanjollët fitojnë minimalisht 1-0 transfertën e “San Siros” dhe marrin tre pikët e para në grup.

Të pafat kampionët e Italisë, që kanë luajtur mirë dhe kanë krijuar raste të pastra për shënim, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.

Edhe Milani e ka nisur me humbje aventurën në këtë sezon në Champions. 3-2 ka përfunduar sfida e “Anfield” kundër Liverpool.

Anglezët kalojnë të parët në avantazh, pasi Tomori shënon një autogol. Të kuqtë mund të dyfishojnë rezultatin, por Salah gabon nga pika e bardhë e penalltisë.

Kuqezinjtë reagojnë menjëherë dhe shënojnë 2 here me Rebic dhe Brahim Diaz. Liverpool barazon me Salah në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Henderson shënon golin e fitores me një supergol nga distanca.

Milionerët e PSG-së me treshen Neymar-Messi-Mbappe në fushë, nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në transfetën kundër Club Brugge.

Festival golash në Manchester, ku vendasit e Guardiolës mposhtin me rezultatin tenistik 6-3 Leipzig.

Mbyllet në barazim të bardhë 0-0 sfida Atletico Madrid-Porto, ndonëse portugezëve u anulohet një gol me VAR.

Goleadë e Ajaksit në Lisbonë. 5-1 fitojnë holandezët përballë Sportingut, me protagonist absolut të takimit Sebastien Haller, autor i katër golave. / oversport.tv