Zlatan Ibrahimoviç është një ndër lojtarët më të njohur dhe të mirë në botë. Ai ka deklaruar se do të publikojë filmin e tij autobiografik së shpejti. Në fillim ishte vendosur që filmi do të kishte premierën në kinema në datën 10 shtator. Por situata ka ndryshuar, për shkak të gjendjes së Covid premiera e filmit është shtyrë për në datën 14 Janar 2022. Ky lajm është publikuar nga vetë sulmuesi në llogarinë e tij në Instagram.
