Atmosfera e Milan-Inter ka nisur të ndjehet që tani, në Milano dhe në Oversport që ka të drejtën e transmetimit në Shqipëri e Kosovë.
Kuqezinjtë, që ndajnë kreun me Napolin me pikë të barabarta, do kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.
Nga ana tjetër Interi kampion në fuqi do të tregojë që është favoriti për titullin kampion, sikurse mendon edhe Stefano Pioli (Gjithmonë nëse deklaratat e tij nuk janë për ta kaluar presionin nga futbollistët e tij tek ata të Interit.)
Ende pa u luajtur ndeshja, Interi e ka fituar një duel me Milanin sa i takon lojtarëve që u vlerësohet më së shumti kartoni. Në “top5” më të vlerësuarit në Transfermarkt janë 4 lojtarë të skuadrës së Inzaghit.
Lautaro Martinez është në “maje”, pasi kartoni i vlerësohet me 80 milion euro. E ndjek Barella me 65 milion euro, kurse vendin e tretë në podium e ndajnë Bastoni e Skriniar me 60 milion euro. I pesti është Franck Kessie, i Milanit. / oversport.tv
View this post on Instagram