Milan kërkon zëvendësuesin e Theos, mbrojtësi i Juves pëlqehet nga kuqezinjtë

Milan është në merkato për të gjetur një mbrojtës që mund të zëvendësojë denjësisht Theo Hernandezin. Zëvendësuesi aktual i mbrojtësit francez është Ballo-Touré, por ky i fundit është drejt largimit të tij nga kuqezinjtë.

Një nga emrat që pëlqehet më shumë nga Milani në treg është ai i Andrea Cambiasos. Siç raporton “Sky Sport”, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet e para me Juventusin për të afruar mbrojtësin 23-vjeçar.

Kërkesa e bardhezinjve për ta lënë të lirë Cambiason është të paktën një shumë prej 25 milionë euro. Mbrojtësi italian u rikthye te “zonja e vjetër” këtë sezon pasi i përfundoi huazimi tek skuadra e Bolognas. /oversport.tv

Foto: Genoa CFC, Facebook