Milan-Leao marrëveshja më pranë, kuqezinjtë rrisin ofertën për portugezin

Milani po bën maksimumin për të bindur Rafael Leaon që të rinovojë kontratën. Për yllin portugez, nuk mungojnë interesimet nga të gjithë skuadrat e mëdha europiane, por drejtuesit e kuqezinjve po bëjnë maksimumin për ta bindur të shtyjë sa më gjatë qëndrimin në Milano.

Së fundmi, mediat pranë skuadrës së Milanit kanë bërë me dije se drejtuesit Massara dhe Maldini do të ofrojnë 6 milionë euro neto rrogë për portugezin, duke përmendur se për situatën e klubit, mbetet një sforco financiare e konsiderueshme.

Nga sa bëhet me dije, në takimin që do të zhvillohet në ditët e para të janarit, Milani shkon me këtë ofertë të rritur ndjeshëm, por shqetësim mbeten ofertat që shkojnë deri në dyfish të kësaj shifre nga skuadra si Manchester City.

Dëshira e lojtarit është e madhe për të mbetur pjesë e Milanit, por përfaqësuesit e tij ligjorë, të udhëhequr nga babai, janë të tunduar nga ofertat e larta në adresë të yllit portugez. / Oversport.tv