Milan pa identitet në Holandë, PSV mposht bindshëm kuqezinjtë

Milani ka mbyllur me humbje vitin 2022, pasi është mposhtur 3-0 në miqësoren e luajtur kundër PSV Eindhoven.

Holandezët e drejtuar nga tekniku Ruud Van Nistelrooy shënojnë në pjesën e parë me Til dhe Madueke. Ky I fundit shënon sërish në pjesën e dytë golin që vulos fatin e kësaj sfide.

Milani nuk është akoma në gjendjen e tij optimale fizike dhe disa lojtarë kuqezi munguan në këtë takim.

Djemtë e Piolit do të rikthehen në fushë në 4 janar, ku do të luajnë në transfertë përballë Salernitanës sfidën e radhës në kampionat. /Oversport.tv