Milan Skriniar: Pësojmë shumë gola, nuk jemi të lumtur

Në prag të sfidës ku Interi do të përballet me Sheriff Tiraspol në Champions League, ka folur për mediat edhe Milan Skriniar. Sllovaku nuk i ka kursyer kritikat për shokët e ekipit dhe ka deklaruar se nuk janë të lumtur me situatën e krijuar.

Mbrojtja- “Ne po pësojmë shumë gola. Duhet të gjejmë një ekuilibër midis mbrojtjes dhe sulmit sepse kur nuk pëson ti ke më shumë shanse për të fituar ndeshje. Ne nuk jemi të lumtur nga ky aspekt dhe duhet të përmirësohemi shumë”.

Champions League- Të gjithë e dinë që ne duam të ecim përpara në kompeticion. Të gjithë e dimë se çdo të thotë të luash për fanellën e Interit dhe çdo të thotë për klubin dhe tifozët, Champions League. Duhet të përqëndrohemi në ndeshjen e nesërme”. /oversport.tv