Milani akord me Botman, gazeta italiane zbulon detajet e marrëveshjes

Milani e ka arritur akordin me mbrojtësin holandez, Sven Botman. Kuqezinjtë e kërkuan me ngulm lojtarin e Lille edhe në merkaton e janarit.

Botman, sipas asaj që shkuan “Gazzetta dello Sport”, do të përfitojë tek italianët 3.5 milionë euro në sezon. Marrëveshja do të jetë 5-vjeçare.

Milani tani duhet të gjejë një marrëveshje me Lille dhe këta të fundit duan të përfitojnë 40 milionë euro, pasi ka oferta edhe nga Newcastle në Premier League. / oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook