Milani arrin marrëveshjen me yllin e Chelsea, problem mbetet kërkesa e londinezëve

Christian Pulisic është emri i radhës që po tentojnë kuqezinjtë e Milanit si përforcim për Piolin këtë merkato. Sipas mediave italiane, Milan ka arritur një akord me vetë futbollistin, por për momentin, negociatat janë përqendruar tek klubi londinez që kërkon jo më pak sesa 25 milionë euro.

Pulisic është në vitin e fundit të kontratës me Chelsean dhe për këtë arsye, ai është në listën e largimeve, megjithatë, skuadra angleze duket se nuk kërkon të ulë pretendimet për kartonin e tij.

Gjithsesi, raportet mes dy klubeve janë perfekte dhe këtë e vërteton edhe afrimi më i fundit i Milanit, Loftus-Cheek. Ndaj, gjasat për një akord të mundshëm edhe për kartonin e anësorit amerikan ekzistojnë dhe në vijim mund të ketë ndryshime të rëndësishme.

Nga ana tjetër, Milan gjithashtu ka në tryezë një sërë lëvizjesh dhe emrash me parametër zero, mes tyre Adama Traore. Apo edhe emra të tjerë që janë më të kushtueshëm si Samuel Chukwueze për të cilin Villarreal kërkon 30 milionë euro. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook