Milani bëhet frankofon, 5 lojtarë të formuar në Francë në organikë

Milanello po bëhet gjithnjë e më shumë frankofone, madje në stërvitjet e kuqezinjve më shumë dëgjohet frëngjisht se italisht. Sepse tek Milani është një koloni e vërtetë francezësh.

Giroud dhe Bakayoko janë të fundit që iu shtuan listës ku bënin pjesë Theo Hernandez, portieri Maignan dhe Kalulu. 5 lojtarë të formuar në Francë në organikë, si asnjëherë më parë në historinë e Milanit.

E gjithë kjo falë politikave të klubit, por edhe Geoffrey Moncada, shefit të zbuluesve të Milanit, që në 2011 kur ishte tek Monaco zbulloi një talent me teknikë dhe shpejtësi, një djalosh që ka emrin Kylian Mbappe.

Sot Moncada punon për Milanin, nuk i dëgjohet shumë zëri, por dihet se si punon: gjen talentet e së ardhmes. Kërkon kudo për yjet e së ardhmes, por Franca është toka e tij e preferuar.

Në vitet e fundit në orbitën e kuqezinjve kanë qënë shumë lojtarë francez. Disa nuk janë transferuar kurrë, për disa negociohet akoma, ndërsa për të tjerë janë paguar miliona për t’i sjellë në Milanelo (rasti leao dhe Maignan). /Oversport.tv