Milani bën goditjen e parë në merkato, nga Chelsea vjen Ruben Loftus-Cheek

Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë është e sigurt që Milani ka bërë goditjen e parë në merkato nën drejtimin e dyshes Furlani-Moncada.

Klubi kuqezi në orët e fundit ka arritur marrëveshjen me Ruben Loftus-Cheek, mesfushorin 27-vjeçar që kërkohej edhe në të kaluarën nga dyshja Maldini-Massara.

Është shumë pranë edhe arritja e marrëveshjes me Chelsean dhe mungojnë vetëm pak detaje për të zyrtarizuar transferimin. Operacioni do ti kushtojë Milanit 15 milionë euro dhe lojtari do të transferohet përfundimisht në Milano, duke u larguar pas 10 vitesh nga blutë e Londrës. / Oversport.tv