Milani blindon mbrojtjen, rinovimi me Kjaer është afër

Milani po përpiqet të blindojë mbrojtësin e ekipit Simon Kjaer. Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, danezi është pranë nënshkrimit të kontratës së re me ekipin kuqezi.

Kjaer pritet të nënshkuar një kontratë deri në qershor të vitit 2023, duke e shtyrë edhe një vit më shumë qëndrimin në Milano. Për sa i përket shifrave të operacionit ende nuk bëhen të ditura, por pritet që të mos ketë një ndryshim page.

Kontrata aktuale e mbrojtësit skadon në verën e ardhshme dhe drejtuesit e Milanit nuk duan të privohen nga shërbimet e tij. Palët pritet të takohen së shpejti dhe tymi i bardhë duket afër. Sipas “Tuttosport” zyrtarizimi është vetëm çështje kohe. /oversport.tv