Milani blindon portën, zëvendësuesi i Maignan vjen nga Atalanta

E gjithë vëmendja është përqendruar në Katar këtë periudhë, aty ku po zhvillohet Kupa e Botës, dhe interesi për kampionatet kombëtare është zbehur disi.

Por drejtuesit e klubeve vazhdojnë të punojnë për të përforcuar organikën e skuadrave të tyre. Mjaft aktivë në këtë periudhë pauze të Serie A janë drejtuesit e Milanit që po punojnë për të sjellë në Milano elementë cilësorë.

Kampionët e Italisë kanë blinduar portën, pasi kanë arritur një marrëveshje me Marco Sportiellon. Gardiani do të largohet nga Atalanta si lojtar I lirë në fund të sezonit dhe te Milani do të jetë zëvendësuesi I Maignan. /Oversport.tv