Milani dhe Juventusi e duan, klubi anglez nxitohet për Sven Botman

Sven Botman është kthyer në një nga mbrojtësit më të lakuar në merkato. Kjo e bën garën për shërbimet e tij një ankand.

Në Itali kanë raportuar se Juventusi po e monitoron, kurse Milani e ka objektiv kryesor në merkato për qendrën e prapavijës.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Së fundmi Fabrizio Romano shkruan se për holandezin e Lille në garë është futur edhe Newcastle, që synon një ose dy qendërmbrojtës në janar.

“Qymyrxhinjtë” janë duke pritur çmimin final të kampionëve të Francës, për të bërë ofertën e tyre për Botman. / oversport.tv