Milani dhe Monza kërkojnë ta nderrojnë përgjithmonë kujtimin presidentit të tyre legjendar Silvio Berlusconi. Në nder të tij, klubet kanë krijuar “Trofeun Silvio Berlusconi”, i cili do të ndahet mes dy klubeve ku ai ka qenë president.
Pra më 8 gusht në stadiumin e Monzës do të luhet edicioni i parë i këtij trofeu. Ndërkohë që në vitet e tjera, do të ketë një alternim mes U-Poëer (stadiumit të Monzës) dhe San Siros, dy stadiumet ku Berlusconi është ulur më së shumti në tribunë.
Kjo nismë synon të nderojë dhe të mbajë gjallë kujtimin e presidentit Silvio Berlusconi, i cili shkroi faqe të rëndësishme në historinë e të dyja klubeve italiane. Lajmi është njoftuar nga klubet me anë të një postimi në faqen zyrtare. /oversport.tv
Nasce il "Trofeo Silvio Berlusconi" 🏆
Una partita che si giocherà ogni anno e la cui prima edizione si terrà l’8 agosto#MonzaMilan #SempreMilan
— AC Milan (@acmilan) July 6, 2023