Milani di të vuajë dhe të fitojë, kalon pengesën Torino dhe sërish i pari

Milani vazhdon ecurinë pozitive në Serie A, pasi ka mposhtur Torinon në “San Siro” me rezultatin minimal 1-0 dhe kuqezinjtë kryesojnë kampionatin në pritje të ndeshjes së Napolit nesër.

Olivier Giroud ishte ai që vendosi fatet e kësaj ndeshjeje, me golin e shënuar pas asistimit të Krunic në minutën e 14-t. Kuqezinjtë lëshuan terren, ndikuar edhe nga lodhja prej ndeshjeve të shumta.

Në pjesën e parë Krunic iu afrua edhe golit të dytë, ndërsa në të dytën Torino ishte e rrezikshme. Sanabria kishte mundësinë më të mirë për të barazuar, por Sanabria nuk ia doli i vetëm me Tatarusanu.

Pesë minuta nga fundi Praet goditi traversën, në një aksion që pati shumë protesta për një faull. Milani e mbrojti epërsinë deri në fund dhe kuqezinjtë numërojnë 28 pikë në klasifikim. / oversport.tv

SERIE A – JAVA 10

Milan-Torino 1-0
Shënues:
Giroud 14’

/oversport.tv