Milani do zëvendësues për Simon Kjaer, e gjen te Manchester United

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe në skenë ka dalë një tjetër emër. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Manchester United, Eric Bailly.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë ka luajtur vetëm katër ndeshje në Premier League këtë sezon dhe tre prej tyre i ka nisur nga fillimi, por nuk është i kënaqur me hapësirat.

Sky Italia shkruan se Milani po mendon ta afrojë Bailly në huazim deri në fund të sezonit, pas dëmtimit të danezit Simon Kjaer.

E njëjta formulë si me Fikayo Tomori, që Milani e mori te Chelsea dhe në verë vendosi ta blinte. Në të shkuarën kuqezinjtë kanë marrë Diogo Dalot nga United në huazim. / oversport.tv