Milani e vlerëson si xhevahir, vë çmim të kripur për Tommaso Pobega

Milani bën bllokadë për Tommaso Pobega. Mesfushori po paraqitet mjaft mirë dhe Torino dëshiron ta blejë.

Tuttosport, në faqen e saj të parë, shkruan se kuqezinjtë i kanë vënë edhe çmimin lojtarit të tyre.

Gazeta me qendër në Torino shkruan se Milani kërkon 40 milion euro për mesfushorin që në verë ka mbushur 22 vjeç.

Për Pobëga ky është sezoni i dytë në Serie A dhe ka shënuar 10 gola në 36 ndeshje (31 titullar) ku është aktivizuar, 20 me Spezian, dhe pjesën tjetër me Torinon këtë sezon. / oversport.tv