Milani është i gatshëm të investojë 30 milionë për mbrojtësin e Lille

Milani vazhdon të punojë për merkaton e ardhshme verore dhe emri i parë në listë për të përforcuar prapavijën mbetet ai Sven Botman, që luan me Lille.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport” drejtuesit e klubit kuqezi janë të gatshëm që të investojnë një shifër të rëndësishme për mbrojtësin holandez, rreth 30 milionë euro.

Akoma nuk është arritur marrëveshja përfundimtare me klubin francez, por takimi i fundit në “Casa Milan” me agjentët e lojtarit kanë qenë i frytshëm dhe duket se vetë Botman po kërkon që të transferohet në Milanello. / Oversport.tv

Foto: LOSC Twitter