Milani fërkon duart, miliona shtesë nga kontrata e re me “Puma”-n

Milani është shumë pranë titullit kampion dhe entuziazmi te tifozët kuqezi është shumë i madh. Kjo ecuri ka bërë që edhe sponsorët te kuqezinjtë të shtohen.

Të ardhurat janë shumë të rëndësishme dhe Milani pritet të përfitojë më shumë nga marrëveshje e re me sponsorin teknik, “Puma”.

Aktualisht kryesuesit e Serie A marrin 13 milionë euro në vit. Me kontratën e re do të marrin 20 milionë euro, plus dy bonuse të tjera nëse plotësohen disa kushte, sikurse shkruan “Corriere dello Sport”. / oversport.tv