Milani fiton me goleadë miqësoren e parë, Pulisic shkëlqen në debutim

Përfundon me fitoren 7-0 të kuqezinjve, debutimi sezonal i Milanit në miqësoren kundër Lumezzanes, një sfidë që zgjati 60 minuta (2 pjesë nga 30 minuta).

Pobega shënoi 2 gola, Lorenzo Colombo realizoi një dopietë, ndërsa Messias, Romero dhe Zeroli shënuan nga një gol.

Pulisic ka qenë menjëherë protagonist pasi ka dhënë 2 asiste, por është e qartë që gjendja fizike e skuadrës kuqezi nuk është akoma optimale, pasi grupi ka vetëm 10 ditë që stërvitet. Gjithsesi një pjesë e Milanit të ri u pa edhe në këtë miqësore. / Oversport.tv