Milani gjen pasuesin e Kjaer, hidhet në sulm për mbrojtësin e Lille

Milani e ka të qartë objektivin për mbrojtësin që do të zëvendësojë Simon Kjaer në pjesën e mbetur të sezonit. Pasi pista që të çon tek Andreas Christensen tashmë ka rënë, Milani po shkon “all in” për Sven Botman.

Mbrojtësi holandez i Lille është synimi kryesor i kuqezinjtë që do të bëjnë gjithçka për ta afruar në merkaton e janarit. Megjithatë, sipas mediave italiane për Milanin ka dy probleme.

E para lidhet me kërkesën e lartë që ekipi francez ka për mbrojtësin. Bëhet fjalë për një shifër rreth 25-30 milionë euro që Lille kërkon për ta liruar mbrojtësin 21-vjeçar.

Ndërkohë, problemi i dytë lidhet me rrugëtimin e Lille në Champions. Ata janë kualifikuar për në fazën tjetër dhe nuk dëshirojnë që të privohen nga shërbimet e lojtarit për pjesën e mbetur të sezonit. /oversport.tv