Milani hidhet në merkato, zëvendësuesi i Kjaer vjen nga Serie A

Milani është hedhur në merkato për të përforcuar ekipin e tij dhe për të siguruar një zëvendësues të Simon Kjaer pas dëmtimit të rëndë që ka pësuar mbrojtësi danez. Sipas asaj që raporton Calciomercato.com, Milani po shikon për alternativa që janë tashmë të njohur me kampionatin italiann.

Ditët e fundit në dritë kanë dalë emrat e Nikola Milenkovic nga Fiorentina dhe i përhershmi Luiz Felipe nga Lazio. Për sa i përket emrit të Milenkovic, kërkesa e lartë e presidentit të Fiorentinës, Roço Comisso (40 milionë euro) I ka trembur disi drejtuesit e Milanit. Ata nuk e shikojnë të arsyeshëm këtë çmim dhe mundësia që ta paguajnë nuk është shumë e lartë.

Ndërkohë, e kundërta ndodh me Luiz Felipe. Braziliani është në skadencë kontrate dhe mundësia që të afrohet me kosto më të ulët se ajo që ka në treg është reale. Problemi më i madh për kuqezinjtë, është konkurenca nga kushërinjtë e Interit. Mbrojtësi është një njohje e vjetër e Inzaghit dhe ai mund të luajë një rol kyç në transferimin e tij tek Interi. Megjithatë, Milani do të provojë deri në fund.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe Benoit Badiashile i Monacos që është një preferencë e vjetër e Milanit. Megjithatë, ajo që është e sigurt është fakti se Milani është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e Kjaer. /oversport.tv