Milani humbet një nga objektivat e merkatos, sulmuesi do të zëvendësojë Nkunku te Leipzig

Leipzig duket se ka gjetur zëvendësuesin e sulmuesit Christopher Nkunku, që ka disa muaj që i është premtuar Chelseat.

Gjithsesi tekniku i gjermanëve Marco Rose mund të buzëqeshë, pasi francezi do të zëvendësohet nga Lois Openda, autor i 21 golave në Ligue 1 me fanellën e Lens, skuadër me të cilën arriti të zërë vendin e dytë në kampionatin francez.

Belgu 23-vjeçar ka arritur një marrëveshje verbale me Leipzig dhe duhet të transferohet në Bundesligë për një shumë prej 30 milionë eurosh. Openda  synohej edhe nga Milani, por duhet se e ardhmja e tij do të jetë në Gjermani. / Oversport.tv