Milani humbet një tjetër objektiv në merkato, Renato Sanches zgjedh PSG

Renato Sanches shumë shpejt do të jetë një lojtar i Paris Saint-Germain. “Le Parisien” zbulon se është arritur marrëveshja mes PSG dhe Lille për të transferuar lojtarin në kryeqytetin francez.

12 milionë euro do të shkojnë në arkat e Lille, por duket se vullneti i lojtarit për tu transferuar te Kampionët e Francës për të punuar sërish me Galtier ka qenë vendimtar.

Milani humbet një tjetër objektiv në merkato, ndonëse ofronte më shumë se parisienët për portugezin: 15 milionë plus 3 bonuse. /Oversport.tv

Foto: LOSC, Facebook